“55 vite më parë diktatura nisin luftën kundër Zotit”, Basha: Modelet komuniste vijojnë të lëndojnë

Kryedemokrati, Lulzim Basha në një postim në rrjetin social “facebook” ka kujtuar momentin e hidhur të historisë së vendit tonë plot 55 vite më parë kur diktatura vendosi që shqiptari mos të kishte fe.

Ai po ashtu shkruan se 30 vite tranzicion nuk e kanë bërë drejtësinë për atë terror, dhe se modelet e asaj tradite të keqe komuniste vijojnë të lëndojnë lirinë dhe virtytin e besimit.

Postimi i plotë i Bashës:

Sot 55 vite më parë, diktatura që u kishte shpallur luftë të gjitha fuqive të globit, nisi luftën edhe kundër Zotit. Kishat, xhamitë dhe teqetë u hodhën në erë, klerikët u vranë, u torturuan dhe u burgosën, besimtarët u përndoqën.

Në këtë përvjetor ne duhet të nderojmë sakrificën bujare të klerikëve dhe besimtarëve që e mbajtën ndezur dritën e besimit nën terrorin e regjimit komunist. Dekadat e ankthit dhe shkretëtirës shpirtërore e morale nuk duhen harruar kurrë.

30 vitet e tranzicionit nuk e kanë bërë drejtësinë për atë terror të pashembullt. Modelet e asaj tradite të keqe komuniste vijojnë të lëndojnë lirinë dhe virtytin e besimit. /albeu.com

 


Shtuar 6.02.2022 20:07