Krah medikamenteve dhe recetave të përshkruara nga mjekët, ekzistojnë forma të tjera alternative kurative për probleme të ndryshme shëndetësore. Rregullimi i regjimit shëndetësor, lëngjet apo çajrat e ndryshëm kanë efekte shëruese në organizëm dhe gjithmonë e më shumë njerëzit po afrohen drejt metodave natyrale. Një ndër to është pirja e lëngut të kockave dhe për këtë do të listojmë më poshtë përfitimet dhe vlerat e paçmueshme të tij.
Një gotë lëng kockash përmban 10 gram proteina ndër të cilat më i rëndësishmi, kolagjeni.
Veç të tjerave, lëngu i kockave përban 2 aminoacide bazë për ndërtimin e indit lidhor, pa ato, trupi yne do te “thermohej”. Ndër të tjera ai permban gjithçka i duhet kockave tona, rruazave te gjakut, lekures dhe flokeve. Lengu i kockave eshte mjaft i ushqyeshem per femijet e vegjel per te forcuar aparatin e tyre tretes, nga ku fillon edhe imuniteti i tyre.
POR KUJDES sipas nutricionistes Blerina Bombaj keto veti i permban vetem lengu i mishit te bagetive te rritura ne menyre natyrale ne kullota te pastra. Mishi i rritur me antibiotik dhe i ushqyer me drithra dhe bime me pesticide permban vetem kimikate!