Një kufomë është nxjerrë nga ujërat e liqenit të Fierzës këtë të shtunë, e cila dyshohet se i përket peshkatarit nga Dibra, Tofik Hoxha që humbi në ujërat e lumit Drin disa javë më parë.
Trupi është transportuar në morgun e qytetit të Kukësit, dhe sipas informacioneve paraprake, trupi është përcjellë nga rrjedha e lumit deri në Liqenin e Fierzës.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/