Ish-deputeti: Jeta e Tahirit është në rrezik, kush do t’ia mbyllë gojën duke e çuar në burgun 313

Ish-deputeti i LSI-së Lefter Maliqi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas dënimit të ish-ministrit Saimir Tahiri me 3.4 vjet burg.

Maliqi ngre pikëpyetje për sigurinë e Tahirit, ku thotë se po tentohet t’i mbyllet goja duke e dërguar në burgun 313, që sipas tij është një prej institucioneve të izolimit më të rrezikshme në vend.

Më tej ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar kreu i mafies që ka eliminuar një nga bashkëpunëtorët e tij për karrigen e pushtetit.

Postimi i Lefter Maliqit:

Ky sulltan te inkriminon dhe te linçon duke te asgjesuar per karrigen e tij.Jeta e Tahirit ne rrezik.Kush urdheroj dergimin e tij tek 313 tek burgu me rrezikshmeri te lart,kush do ti mbyll gojen Tahirit sepse eshte i vetmi qe di per urdheruesin e kanabizimit te vendit dhe  kreun e mafies Rama.Tahirit tek 313 i rrezikohet jeta ose eshte nen kercenim e presion te mbyll gojen! Kreu i “Mafies” eliminon një nga një bashkëpunëtorët e tij!Pasi i keq-përdori, i futi në burg ish-Ministrat Koka-Tahiri. Mbushi parlamentin me kriminelë dhe Deputetë me pranga si Frroku, Prenga etj. Po kështu me Kryebashkiakët, që u laguan nga ligji i dekriminalizimit. Shiti Xhafen, Klosin, Majkon, Blushin, Braçen, Ballën, disa ish-Drejtorë të Përgjithshëm e ish-Deputetë si Çuko, hodhi në rrugë Gjikën; futi në burg Tushen e Lushnjes. E mbushi Qeverinë me ‘femra’ të nënshtruara e keq-përdorura. Miliardat e Eurove, para të popullit, me të cilat lobon në politikën e jashtme; blen Diplomat e Opozitën! “Pusht-eti i Madhërishëm”, jeta e shfrenuar në ‘Harem’, lidhja me oligarket e krimin i kanë errur sytë, duke e ditur veten ‘Sulltan’ që pret koka dhe ‘Diktator’ që dikton vdekjen…por fundi i diktatorëve dihet!/albeu.com


Shtuar 5.02.2022 11:24