Humbja e kolagjenit dhe yndyrës nga fytyra në kombinim me shprehjet që marrim gjatë ditës, çdo ditë, gradualisht e dobësojnë lëkurën tonë në betejën e saj kundër gravitetit.
Rezultati është, ndërsa rritemi, lëkura relaksohet, kontura e fortë e fytyrës humbet dhe shfaqen rrudhat e para.Por ka një grup ushtrimesh që premtojnë një efekt lifting natyral, pa kosto, pa efekte anësore, madje pa pasur nevojë të shpenzojmë kohë: Mund t’i bëjmë duke parë televizor ose duke pritur që ushqimi të bëhet në shtëpi. Mjeti kryesor i tyre është një lugë, të cilën mund ta mbajmë në gojë vetëm për 10 sekonda, duke bërë dhjetë përsëritje në ditë.
E mbajmë lugën me buzë dhe e ngremë lugën lart. Kur e bëjmë këtë, buzëqeshim me lugën lart për rreth 10 sekonda. Uleni lugën, relaksohuni për disa sekonda dhe përsërisni procesin për të paktën 10 herë.