“Super mashtrim, ti gjithmonë krijon sherre”, bashkëpunëtoret e Binjakët Show tregojnë si qëndron e vërteta e largimit të Einxhel

Regjisori i programit “Binjakët Show”, Kreshnik Saraçi ka reaguar lidhur me debatin e ashpër që ndodhi dje mes Donaldit dhe Einxhel në shtëpinë e Big Brother Vip. Einxhel hodhi akuza se vëllezërit Veshaj e kishin hequr padrejtësisht nga puna.

Por Donaldi tha se arsyeja ka qenë se Einxhel nuk kishte qenë korrekte në punë. Regjisori ka shkruar se e ndjen detyrim që të tregojë arsyen e vërtetë. Ky postim është rishpërndarë dhe nga Romeo në profilin e tij.

“Kam qenë regjisor i “Binjakët Show”. Për sa i përket debatit të mbrëmshëm midis Donaldit dhe Einxhel në Big Brother Albania VIP, ndjej detyrimin të mbaj një qëndrim për të mirën e asaj që jo gjithë çfarë thuhet duhet përtypur. Einxhel nuk ka qenë korrekte me oraret. Kjo ishte arsyeja e shkëputjes së bashkëpunimit.”, ka shkruar ai.

Nga ana tjetër, ka reagur edhe Sara Gjordeni, e cila ishte gjithashtu ajo që ka bashkëpunuar me Donaldin dhe Romeon në emisionin e tyre.

Ajo akuzoi Einxhel për mashtrim, duke thënë se e gjithë familja e Donaldit është treguar korrekte, ndërkohë që Einxhel, sipas saj, kudo që ka punuar ka krijuar konflikte, sherre dhe shumë pakënaqësi.


Shtuar 2.02.2022 14:16