Qeveria, në mbledhjen e sotme ka vendosur të shpërblejë me pagë minimale çdo muaj, përgjatë vitit 2022 naftëtarët dhe ish-naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit.
Këtë vendim e bëri të ditur ministrja e Financave, Delinda Ibrahimaj.
“Do të ketë një pagesë, të barabartë me pagën minimale, që do u jepet ish-punonjësve të Rafinerisë së Ballshit. Ftoj të gjithë punonjësit dhe ish-punonjësit e kësaj rafinerie që t’i drejtohen zyrave të punës, me qëllim dërgimin e dokumentacionit, për të përfituar këtë ndihmë, që do të jepet përgjatë vitit 2022”, tha ministrja e Financave./albeu.com