Ndryshe nga janari, meteorologia: Surprizat e motit në muajin SHKURT

Sipas meteorologes Lajda Porja nga Meteoalb: Parashikimi shkurt 2022.

Muaji shkurt do të jetë i thatë, me shumë pak reshje të pranishme. Deri në datë 15, reshje të pakta kryesisht dëbore do të kenë zonat malore.

Pjesa e dytë, e muajit do të jetë sërish relativisht e thatë me prezencë të paktë të reshjeve në javën e fundit. Temperaturat e ajrit në 10 ditëshi-n e parë do të jenë 1.5 deri 2 gradë më të ulëta. Më i ngrohtë do të jetë 10-ditëshi i dytë.

Krahasuar me janarin, shkurti do të jetë shumë afër parametrave klimatike që e karakterizojnë


Shtuar 1.02.2022 15:48