Policia e Tiranës ka arrestuar sot dy persona, autorë të një grabitjeje të një shume të madhe në Tiranë.
Donald Hoxha 27 vjeç dhe Gentian Kane 44 vjeç janë autorët e grabitjes së 20 milionë lekëve të reja dhe 50 mijë frangave ndaj shtetasit F. B në datën 22 maj 2020.
Autorët kishin ndjekur personin gjatë lëvizjes që ky i fundit kishte bërë dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit, sqaron policia.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuan momentin kur autorët hynë në qendrën tregtare në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet, teksa kishin ndjekur pronarin e shumë së madhe të parave.
