Policia iu vu në ndjekje, arrestohet autori që përplasi për vdekje kalimtaren në Elbasan (VIDEO)

Një automjet tip “Opel” përplasi sot për vdekje një kalimtare në Elbasan dhe u arratis nga vendngjarja. Pas aksidentit, policia u mobilizua dhe iu vu në ndjekje shoferit që u arratis.

Brenda një ore autori u kap.

Ai e kishte futur makinën në garazhin e një shtëpie që ishte në ndërtim e sipër.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 31.01.2022, rreth orës 14:00, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasen L. B., rreth 50 vjeçe, dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit.

Falë ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, Policisë Rrugore të DVP Elbasan, Forcave të Posaçme “Shqiponja” dhe Njësisë Operacionale është bërë e mundur kapja e drejtuesit të mjetit, shtetasit E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, i cili ndodhet në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Mjeti tip “Opel” është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com

 

 


Shtuar 31.01.2022 14:48