Erling Haaland do të jetë padyshim një ndër lojtarët më të kërkuar në sesionin e ardhshëm të merkatos. Sot është e vështirë të imagjinosh që talenti i ri norvegjez të mund të veshë fanellën e Borussias së Dortmundit edhe sezonin e ardhshëm.
Për të duket se po hapen dyert e La Ligas, Reali i Madridit dhe Barcelona janë ndër të paktat skuadra që mund të nisin një tratativë me kaq peshë. Për të ardhmen e Haaland foli që nga Gjermania duke dhënë të reja të rëndësishme edhe menaxheri i tij Mino Raiola, që ka qenë shumë aktiv në këto javët e fundit në lidhje me këtë çështje.
“Mund të konfirmoj se isha në Dortmund për takime. Michael Zorc, drejtori sportiv na sqaroi se Borussia e Dortmundit nuk dëshiron ta shesë Haaland këtë verë. E respektoj këtë opinion, por kjo nuk do të thotë automatikisht se edhe unë jam dakort.
Borusia e Dortmundit ishte shumë e qartë në qëndrimet e saj. Jemi dakord me këtë, nuk ka luftë mes nesh dhe Borussias, absolutisht jo, raportet me Zorc dhe drejtuesit e tjerë janë ende të mira” shtoi në fund të fjalës së tij Mino Raiola..