AS plas “bombën”: Ronaldos i ka ardhur në majë të hundës me Juven

Që Cristiano Ronaldo nuk është më i lumtur te Juventusi kjo dihet nga të gjithë por në Spanjë janë të sigurtë që lojtarit portugez i ka ardhur në majë të hundës me situatën te Juventusi, gjithmonë në aspektin sportiv ndaj dhe dëshiron të largohet.

Gazeta “AS”, ka zbuluar se dëshira e Cristianos është të rikthehet te Real Madrid pasi ndihet i lodhur me aventurën zhgënjyese me Juventusin ku objektivi i tij ishte të triumfonte me bardhezinjtë edhe në Europë. Pas tre vjetësh, Juventusi është eliminuar 3 herë nga ekipe si Ajax, Lyon dhe Porto dhe tani 36-vjeçari e ka kuptuar që aventura e tij është zhgënjyese dhe kërkon të bashkohet sërish me Florentino Perez teksa ky i fundit nuk ka bërë ende asnjë lëvizje për shumë arsye.

E para, paga e tij 30 mln Euro neto nuk mund të përballohet në një situatë pandemie ndërsa “Zonja e Vjetër” dëshiron 26 mln euro për kartonin e tij dhe këto para Perez është i orientuar për t’i shpenzuar për lojtarë me të ardhme si Mbappe e Haaland.

Duket se Ronaldo ka mbetur peng i pagës së lartë që i ofron Juventusi teksa tani duhet të luftojë për të ruajtur edhe bardhezinjtë në zonën që i kualifikon në Champions League por e ardhmja e tij mbetet gjithnjë e më shumë e paqartë.


Shtuar 13.04.2021 16:09

Tags: , ,