Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka arritur marrëveshje me skuadrën spanjolle Mallorca.
Muriqi do të largohet nga Lazio drejt Mallorcas, në huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit, për rreth 10 milionë euro.
Sipas mediave spanjolle, dy klubet kanë arritur marrëveshje dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
27-vjeçari pritet që sot të fluturojë drejt Spanjës dhe t’u nënshtrohet testeve mjekësore.
Muriqi me Lazion në këtë sezon ka zhvilluar 15 paraqitje, teksa ka kontribuar me një asistim.