Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku një makinë ka aksidentuar një të moshuar.
Mësohet se e moshuara po kalonte në vijat e bardha dhe mjeti i ka shkelur këmbën me gomë.
Fatmirësisht, e moshuara ndodhet në spital, jashtë rrezikut per jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.05.2020, rreth orës 09:31, në Bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës “Tabakëve”, mjeti me drejtues shtetasin F.H., 68 vjeç, tek vijat e bardha i ka shkelur me gomën e mjetit këmbën dhe është dëmtuar, shtetasja N.D ., 77 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut per jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.