Probleme me policinë, shoqërohet Atdheu i “Përputhen” (VIDEO)

Konkurrenti shumë i komentuar i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, duket se së fundmi ka pasur probleme me policinë.

Konkurrentin është filmuar në bulevardin e Tiranës, teksa ishte ndaluar nga policia e qytetit dhe po i bëhej një kontroll.

Të njëjtat burime kanë treguar se Atdheu është shoqëruar më pas në polici, mirëpo ende s’e dimë ç’ka ndodhur më tej me konkurrentin.

Pas kërkesës së vajzave dhe dëshirës së publikut, Atdheu u rikthye sërish në “Për’puthen” ditën e djeshme. Ai do të zhvillojë së shpejti një takim të plotë me Antonelën, pas takimit 4 minutësh që patën një javë më parë në studio. Mirëpo ky rikthim i Atdheut nuk u prit shumë mirë nga disa djem të tjerë, sidomos nga Blerimi, që ka pasur disa takime me Antonelën.


Shtuar 13.04.2021 10:54