I rrallë, shijojeni këtë gol nga 80 metra distancë në minutën e 96′ (VIDEO)

Një gol i pabesueshëm është realizuar në Meksikë në ndeshjen mes Paçkukës dhe Pueblas e cila përfundoi me rezultatin 1-3 për miqtë.

Në minutën e 90+6′ ishte një goditje këndi për skuadrën e Paçukës dhe portieri Ustari kishte shkuar tek zona kundërshtare për të tentuar rastin e fundit të takimit.

Por në atë rast topi kaloi jashtë zone dhe lojtari i miqve Rejes ka goditur topin në më shumë se 80 metra duke realizuar një supergol në sekondat e fundit të sfidës.

Shtuar 13.04.2021 11:04