Florian Marku nuk vonon për të dhënë lajmin e madh këtë vit, “Boxxer” dhe “Sky Sports” vijnë në Shqipëri

Florian Marku kishte dhënë premtime vitin që lam pas, e duket se shpejt këtë vit po fillon t’i zbatojë.

Ditën e djeshme ai ka dhënë një lajm të rëndësishëm për të gjithë fansit e tij dhe të boksit në përgjithësi.

Marku ka bërë të ditur se ka një nënshkruar një marrëveshje afatgjatë me “Boxxer” dhe “Sky Sports”, të cilat do të vijnë në Shqipëri gjatë verës ku Marku do të zhvillojë një ndeshje të stadiumin “Air Albania”.

Jam i lumtur të nënshkruaj një marrëveshje ekskluzive afatgjatë me Boxxer. Unë dua t’u jap fansave të mi atë që duan: luftimet më të mira në platformën më të madhe- dhe në SKY SPORTS ne e kemi atë. Si pjesë e marrëveshjes, SKY dhe BOXXER do të vijnë në Shqipëri, ku do të zhvilloj një luftë për kthimin në shtëpi këtë verë. Mezi pres të bëj një shfaqje për të gjithë fansat e mi në të gjithë botën”, njofton Florian Marku. /albeu.com


Shtuar 26.01.2022 08:55