Sipas raportimeve në Itali, Firorentina ka gjetur shumë shpejt pasuesin e Vlahovic i cilu ka ofruar shumën prej 15 milionë eurosh Baselit për të shtuar në listën e tyre sulmuesin brazilian 23-vjeçar, Arthur Cabral .
Cabral bën përshtypje me paraqitjet e tij këtë sezon, pasi ka shënuar 27 herë në 31 paraqitje, ndërsa në 2020-2021 ishte braziliani me më shumë gola (20).
Ai e nisi karrierën e tij futbollistike nga vendi i tij në Brazil te Cearës, ndërsa para se të shkonte në Basel në verën e vitit 2020, kishte luajtur te Palmeiras. /albeu.com/