“Shko në shtëpi e shërbeji nënës”, Monika Lubonja rrezikon sonte eliminimin? (FOTO LAJM)

Pas më shumë se 4 muajsh si banore e “Big Brother VIP”, kur emri i Monika Lubonjës po përflitej si një nga finalistet, aktorja ndodhet në nominim me Arbrin dhe nuk janë të paktë ata që ia kanë frikën se 53 vjeçarja do të lerë sonte shtëpinë.

Të shumtë janë gjithashtu edhe komentuesit që në Instagramin e saj i kujtojnë se ka lënë nënën vetëm. Këtë të fundit Monika e ka shprehur gjithmonë si pengun e saj për këtë eksperiencë.

“Shko në shtëpi e shërbejë nënës tënde, kjo është ajo që kërkoj nga ty. Mjaft se nuk po transmeton ndonjë vlerë. Lëri ata që që e meritojnë.

Di të them je shumë negative”, është një prej komenteve.

Kujtojmë se një një koment i mikut të ish-burrit të Monikës, i cili akuzonte aktoren se gënjen për tradhtinë e tij pasi ishte vetë ajo që ka tradhtuar, ka ndikuar shumë në opinonin e publikut./albeu.com/


Shtuar 25.01.2022 16:20