VIDEO/ Makina futet në korsinë e kundërt për t’i shpëtuar policisë, shkakton aksidentin me 4 viktima! Mes tyre foshnja

Një aksident i frikshëm u ka marrë jetën 4 personave, mes tyre edhe një foshnje, pasi një automjet u fut në krahun e kundërt të lëvizjes teksa po ndiqej nga policia.

Ngjarja e rëndë u shënua në Ontario, Kanada, teksa sipas mediave të huaja raportohet se makina u fut në korsinë e kundërt, pasi shoferi kishte kryer një grabitje dhe në ndjekje i ishte vënë policia.

Pamjet e frikshme janë regjistruar nga një mjet që po ecte në korsinë e tij.


Shtuar 30.04.2024 18:28