Kastriot Imeri është futbollisti që po kërkon të blejë Genoa. Mesfushori me tipare sulmuese po shkëlqen me Servette në Superligën e Zvicrës.
Mediat në Itali raportojnë se klubi i Serie A ka ofruar 3 milion euro për Imerin, i cili ka edhe 18 muaj kontratë me zviceranët.
Imeri këtë sezon ka arritur të shënojë 8 gola me Servette në 14 ndeshje dhe ka fituar edhe një vend në kombëtaren e Zvicrës. 21-vjeccari ka luajtur me të gjitha kombëtaret e moshave helvete. /h.ll/albeu.com