Thënia e famshme “ne jemi çfarë hamë” rezulton të jetë shumë e vërtetë. Studimet tregojnë se ushqimet që konsumoni kanë fuqinë për të rigjeneruar ose për të plakur lëkurën tuaj. Nga vaji i ullirit që ju mbron nga dëmtimi i diellit deri te ushqimet e kripura që shkaktojnë fryrje, dieta jonë vërtet ndikon në pamjen e lëkurës sonë.
Më poshtë ju tregojmë katër ushqime që mund t’ju ndihmojnë të dukeni rrezatuese, dhe katër të tjera që e pengojnë këtë gjë.
Vaji i ullirit: Një arsye më shumë për të konsumuar dietën mesdhetare që është e mbushur me yndyrna të shëndetshme për zemrën. Antioksidantët e vajit të ullirit kundërshtojnë reaksionet kimike të dëmshme në trup që mund të plakin lëkurën.
Boronicat: Kokrrat e ëmbla të boronicave përmbajnë vitamina kyçe që shkëlqejnë lëkurën dhe luftojnë radikalët e lirë që mund të çojnë në shenjat e plakjes.
Shegët: Farat e shegëve janë të mbushura me një lloj antioksidanti të quajtur anthocyanins, si dhe acid ellagjik, i cili mund të zvogëlojë humbjen e kolagjenit të lëkurës dhe të luftojë dëmtimin nga rrezet UV.
Karavidhe: Ky ushqim është i pasur me zink, i cili ka veti anti-inflamatore që mund të ndihmojnë në qetësimin e akneve.
Ushqimet që po ju plakin lëkurën:
Sheqeri: Konsumimi i sheqerit mund të shkaktojë glikacion, një proces që redukton kolagjenin – proteinën që e bën lëkurën tonë të duket më e re.
Alkooli: Mbajeni mend këtë herën tjetër që do doni të ktheni një gotë. Alkooli mund të dëmtojë mëlçinë, e cila ndihmon në filtrimin e toksinave nga trupi. Nëse mëlçia nuk është në gjendje të bëjë punën e saj, ato toksina mund të grumbullohen. Dhe kjo mund të çojë në skuqje të fytyrës, enët e gjakut do duken të fryra si merimangë, madje edhe mund të keni zverdhje të lëkurës për shkak se dëmtimi i mëlçisë shkakton verdhëzë.
Kripa: Ushqimet e konservuara shpesh vijnë me një përmbajtje të lartë natriumi që mund ta bëjnë trupin të mbajë ujin, duke ju bërë të dukeni të fryrë.
Mishrat e përpunuar: Ushqimet si mishrat, salçiçet dhe proshuta janë të gjitha të larta në nitrite, një përbërës që mund të shkaktojë inflamacion.