Fatura për energji elektrike është një pjesë shumë e madhe e shpenzimeve të një familjeje. Në jetën e përditshme ne përdorim shumë pajisje elektrike dhe shtëpiake që konsumojnë një sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike.
Në përpjekje për të ulur kostot e energjisë elektrike, me siguri keni menduar të zëvendësoni llambat me më të lira dhe të kufizoni përdorimin e disa pajisjeve shtëpiake. Megjithatë, ka disa pajisje që djegin mjaftueshëm energji, por një prej tyre rëndon më së shumti faturën në fundin e muajit.
Furra
Furra është një pajisje shtëpiake që e përdorni pothuajse çdo ditë. Ose për të gatuar, ose për të ngrohur ushqimin nëse nuk keni mikrovalë. Kjo është një pajisje elektrike që djeg mjaftueshëm energji elektrike.
Një furrë mesatare 2700W djeg rreth 0,45 euro në orë, por kjo mund të jetë më lartë ose me e ulët në varësi të modelit të saj. /albeu.com