Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh nga Kurbini se kryeministri Rama është kther njësoj si diktatori Hoxha dikur.
Sipas Bashës, “konsultimi kombëtar i sotëm” i ndërmarrë nga Rama, është njësoj siç vepronte partia komuniste dikur me parrullën e famshme “ çfarë don populli bën partia, çfarë thotë partia bën populli”.
“Kishte një parrullë, sa herë që bënin krime, sa herë që fusnin në burg të pafajshëm, sa herë vrisnin e sa herë varfëronin, thonin çfarë don populli bën partia dhe çfarë thotë partia bën populli. Sot quhet konsultim kombëtar. Pasi ka vjedhur shqipërinë si askush dhe e ka shpopulluar nga askush, tani na nxjerr formularë me pyetjë”, u shpreh Basha.
Komentet kryedemokrati i bëri gjatë takimit me bazën demokrate në qytetin verior të Kurbinit./albeu.com/