Pas më shumë se dy muajsh, kurba e situatës së koronavirusit në Shqipëri ka pësuar një rënie drastike.
Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit ka rezultuar pozitivë me koronavirus vetëm 1 person, duke e çuar në 949 numrin total të të infektuarve në vend.
Shqipëria sot ka shënuar vetëm një rast të ri me COVID-19. Kjo ka sjellë një ulje drastikë të kurbës duke ngjallur kështu shpresën se ndoshta beteja me koronavirusin po shkon në fund.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 68
Krujë 35
Durrës 31
Shkodër 14
Kamëz 10
Berat 10
Fier 4
Elbasan 2
Mirditë 1
Korçë 1
