Plagosi shokun në dhomën e hotelit, zbardhet dëshmia e të riut: Isha i pavetëdijshëm kur qëllova me armë

Policia njoftoi sot se është vënë në pranga 26-vjeçari Markelian Beqari që qëlloi me armë zjarri shokun e tij Arni Sulejmanin më 9 dhjetor të vitit që lamë pas.

Ngjarja ndodhi në një hotel në autostradën Tiranë – Durrës, dhe menjëherë pasi ka qëlluar 26-vjeçari u largua nga vendngjarja.

Në dëshminë e tij, Beqari është shprehur se nuk ka dashur të vrasë shokun e tij, por nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike nuk ka arritur të kontrollojë veprimet dhe ka qëlluar me armë. Ai është shprehur se është larguar nga vendngjarja, nga frika.

“Nuk kam dashur ta vras Arni Sulejmanin. Unë e kam shok atë. Me 9 dhjetor kemi qenë me një mikeshën tonë në hotel ku konsumuam shumë alkool dhe lëndë narkotike. Isha i pavetedijshem kur arma qëlloi dhe e plagosi ne krah Arnin. Pas ngjarjes u largova nga frika. Sot isha nisur për te ikur ne Dajt për qejf”, ka thënë Beqari.


Shtuar 20.01.2022 10:59