Mëngjesi i 17 majit, do na sjellë gjithmonë në mendje shembjen e Teatrit Kombëtar, teksa gjithë populli ishte në gjumë.
Një veprim ky, që u dënua dhe u duk jashtë normave evropiane dhe nga ndërkombëtarët, për tu pasuar me protesta nga mbrojtësit e teatrit si dhe opozita.
Por me gjithë nxitimin e Bashkisë së Tiranës për të shembur Tetarin Kombëtar në orën 4:30 të mëngjesit, ende nuk është bërë shembja e plotë e godinave në kompleksin.
Në një pjesë të Teatri Eksperimental ishin vendosur zyrat e Dekorit të Bashkisë së Tiranës, të cilat nuk janë shembur ende.
Atyre u është dhënë kohë që të heqin materialet dhe pajisjet, ndryshe nga çfarë ndodhi me Teatrin ku aktorët nuk patën mundësi të merrenin as sendet e tyre personale.
Ndërkohë në rrënojat e teatrit vazhdon largimi i inerteve, teksa zona vijon të mbetet e rrethuar nga efektivë policie./albeu.com/
