Klandestinë drejt SHBA, Kanadasë dhe Anglisë: Mes të arrestuarve edhe dy policë

16 persona janë arrestuar me urdhër të SPAK lidhur me operacionin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Shtetit në të gjithë vendin, lidhur me kalimet e paligjshme nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

Dy prej të ndaluarve janë punonjës policie, ndërsa më herët në aeroportin e Rinasit si pjesë e këtij grupi është proceduar dhe hetuar edhe një punonjës i Check-in dhe për disa punonjës të tjerë nisën verifikimet.

Të lidhura

None found

Ndërkohë që të paktën 10 persona të tjerë do të hetohen në liri.

Të arrestuarit akuzohen se anë pjesë e një grupi të struktural kriminal që dërgonin klandestinë nga vendi ynë në drejtim të Anglisë, SHBA-së dhe Kanadasë, me viza e dokumente false kundrejt shumave të konsiderueshme të parave.

Hetimi është kryer në bashkëpunim me homologë të huaj, pasi personat që kalonin klandestinë në vendet e tjera përdornin dokumentet false.


Shtuar 19.05.2020 08:29