Tensionet te “5 Maji”, Meta thirrje Avokatit të Popullit: Njihuni me shkeljet e mundshme

Presidenti Ilir Meta doli në një prononcim për media për të folur në lidhje me konsultimin që pati me përfaqësuesin e Partisë Socialiste, Taulant Balla në lidhje me datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Në nisje të fjalës së tij, Meta u ndal te situata në lagjen “5 Maji”.

“Dola këtu me kërkesën tuaj megjithëse nuk keni qene të ftuarit e mi sot, sepse un mendova t’i kushtoja kësaj dite kolegut tuaj Fevziut sot në mbrëmje në opinion, kjo është shtëpia juaj mirë bëtë që erdhët pa ftuar, nuk mund t’u fshihesha juaj.

Unë kam një shqetësim tjetër për të ndarë me ju dhe me gjithë institucionet dhe opinioni publik është tronditur sot nga kryeqyteti. Duam të garantohet respekti i ligjit dhe të garantohet strehimi i tyre të parakohshëm, avokati i popullit duhet të njihet me gjitha verimet që janë kryer dhe me shkeljet e mundshme që kanë ndodhur dhe të ndajmë me opinionin publik shqetësimin”, tha Meta./albeu.com


Shtuar 19.01.2022 13:26