NGA LAPSI.al/ ‘Skape’ SPAK-un! Kjo do ishte thirrja që do të dilte befats po të besoje portretizimin që i bën partia në pushtet prokurorëve që reforma në drejtësi ka çuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Botimi në Lapsi.al i grabitjes së të dhënave personale që qytetarët dorëzojnë në institucionet shtetërore, për arsyet e saj elektorale nga Partia Socialiste, ka nxitur zemërimin e kundërshtarëve të saj demokratë. Vetëm pak orë pasi u botuan emrat e disa qytetarëve të njohur, numrat e kartave të identitetit dhe numrat e celularëve të të cilëve kanë përfunduar në kompjuterat e rilindjes, Enkelejd Alibeaj e quajti këtë një shkelje të besimit të qytetarëve ndaj shtetit.

“Përdorimi i databazës së e-Albania nga Edi Rama dhe zyrtarë të PS-së përbën vepër penale. Për këtë PD po përgatit një padi që do ta dorëzojë në SPAK.”
Por ironia e fatit është se ku do dorëzohet kjo padi… Lapsi.al ka bërë një vëzhgim në dokumentat që ndodhen në zyrat e rilindjes për të parë se si përshkruhen në to prokurorët e SPAK.
Vetë shefi i SPAK është dyfish në konflikt interesi në këtë histori. Sepse Arben Kraja është njëri nga 910 mijë qytetarët e Tiranës të cilëve u janë vjedhur të dhënat personale. Në kompjuterin e socialistëve gjendet numri i tij i telefonit, vendlindja, qendra ku voton, numri i ID, si edhe vendi ku punon (shiko tabelat poshtë të dala nga zyrat e PS).
Por, historia nuk përfundon këtu. Si njeriu që monitoron prokurorin e fortë nga i cili duhet ti shkonin shtatë politikanëve, pra i famshmi “patronazhist” i tij, quhet Ermal Pishtari. Ka edhe më. Në dokumentat e PS ai përshkruat si votues i kësaj force politike. Madje jo vetëm tek kategoria “Preferenca” shkruhet PS-së por edhe votimi i tij pro rilindjes konsiderohet “I sigurtë”.
Natyrisht fakti që socialistët e konsiderojnë të tillë nuk e ngjyros detyrimisht mavi Arben Krajën, as 12 prokurorët e tjerë që punojnë me të. Por ama në një hetim të mundshëm të kësaj çështjeje, ashtu sikurse pretendon PD-ja, shefi i SPAK dhe disa prej kolegëve të tij janë në konflikt interesi. Një sepse ata janë njëkohësisht edhe subjekt i dëmit që kanë shkaktuar rilindasit që pretendohet se u kanë vjedhur të dhënat personale dhe dy sepse në dokumenta paraqiten si militantë socialistë. Ne kemi arritur të qëmtojmë tetë nga prokurorët e SPAK, 4 nga të cilët figurojnë si votues të sigurtë të PS, 2 jo të sigurtë, por me preferencë PS, dhe dy neutralë që nuk u dihet vota. ©Lapsi.al
Seksioni Kundër Krimit të Organizuar.
Altin Dumani
Vladimir Mara
Behar Dibra
Ened Nakuçi
Doloreza Musabelliu
Elida Kaçkini
Seksioni Kundër Korrupsionit.
Edvin Kondili
Klodjan Braho
Enkeleda Millonai
Dritan Prençi
Sotir Kllapi