Kovaçevski zhvillon takimin e parë, pret ministren gjermane: Integrimi i Maqedonisë së Veriut është interes i BE-së

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot e priti e priti ministren për Evropë dhe Klimë të Republikës Federale të Gjermanisë, Ana Lirman dhe me fjalët për mirëseardhje dhe pr vizitë të suksesshme pune në vendin tonë, u shpreh i kënaqur që në ditën e parë të punës si kryeministër realizon takim me përfaqësuesen e Qeverisë të vendit që është mik i dëshmuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mbështetës i fuqishëm për integrime evropiane të vendit tonë.

Në takim me ministren Ana Lirman, ku mori pjesë edhe ministri Bojan Mariçiq, Kryeministri Kovaçevski shprehu falënderim që qeveria e sapozgjedhur e RF të Gjermanisë, udhëhequr nga Kancelari Ollaf Shollc, zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor e vendosi lartë në programin e koalicionit dhe veçanërisht që në mënyrë eksplicite e theksoi nevojën pa shtyrje të mëtejshme për të hapur kapitujt e para negociuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si hap i ardhshëm i zgjerimit të BE-së ndaj rajonit.

Të lidhura

None found

Kryetari i Qeverisë Kovaçevski në takim theksoi se Republikën e Maqedonisë së Veriut, si vend kandidat i BE-së është i integruar në aspekt serioz me politikave kryesore të Brukselit, veçanërisht në Agjendën e gjelbër e cila ishte nga prioritetet kryesore të Procesit të Berlinit edhe atë pikërisht gjatë bashkë-udhëheqjes me procesin nga ana e Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut kur bashkëpunimi rajonal e arriti nivelin më të lartë si një nga prioritetet më të rëndësishme të këtij procesi të sponsorizuar nga Berlini.

Në takim u theksua bashkëpunimi ekonomik me RF të Gjermanisë, me të cilin, si shtet nga i cili vijnë investimet më të mëdha, në të ardhmen vëmendje e veçantë do t’i kushtohet projekteve nga burimet e ripërtërishme të energjisë.

Në bisedën me ministren për Evropë Lirman, Kryeministri Kovaçevski theksoi se Qeveria e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar që të vazhdojë në rrugën e reformave për anëtarësim në BE dhe të ndërmarrë veprime me vendosmëri në fusha kyçe si sundimi i ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kovaçevski theksoi se vizitën e nesërme të Kryeministrit të Republikës së Bullgarisë Kirill Petkov e sheh si një hap drejt gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme reciproke me Sofjen në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore për të zhbllokuar procedurën për vendosjen e një konference ndërqeveritare me BE-në si fillim i bisedimeve në Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE.

Kryeministri Kovaçevski dhe ministrja Lirman u pajtuan se integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor është në interes politik, siguri dhe ekonomi të BE-së si investim gjeostrategjik për një Evropë stabile dhe me prosperitet./TV21


Shtuar më 17.01.2022 13:47

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş