Berisha mbërrin në Prokurori: Më ka sjellë Rama këtu, jo vegla e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur tek Prokuroria e Tiranës para pak minutave.

Ai është thirrur në Prokurori për të dëshmuar mbi protestën e 8 janarit, e cila përshkallëzoi në ngjarje të dhunshme.

Berisha ka bërë me dije se do të informojë mediat për gjithçka që do ndodhë në hetuesi.

“Ju ftoj se sapo të dal nga dera e Prokurorisë do t’ju informoj ju hollësisht. Basha është një vegël i qeverisë, aty thirrem nga Rama unë jo nga Basha. Unë mendoj se duhet tu kërkonte të falur dhe të ndëshkonte policinë, kishte ndaluar njerëz të pafajshëm”, tha ish-kryeministri./albeu.com/


Shtuar 13.01.2022 11:19