Pas zgjedhjes së qeverisë së re, Kovaçevski takim me Mickoskin

Pas zgjedhjes së Qeverisë së re, kryetari i LSDM-së dhe mandatar për përbërje të kabinetit qeveritar Dimitar Kovaçevski do të dërgojë ftesë te lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për takimin në të cilin do të bisedohet për çështjet aktuale, si dhe të gjendet zgjidhje për ligjet nga interesi i qytetarëve.

“Në natën kur u zgjodha kryetar i LSDM-së, ndërsa Mickoski u rizgjodh lider i VMRO-DPMNE-së, kemi pasur bisedë telefonike se pas zgjedhjes së Qeverisë së re do të shihemi dhe do të bisedojmë për gjendjen aktuale”, tha Kovaçevski në Top Tema në TV Telma.

Kovaçevski konsideron se politikanët duhet t’i bashkojnë të gjitha forcat, edhe në nivel partiak, në nivel të koalicionit, si dhe të shteteve dhe të gjithë të japin kontribut drejt më të mirës dhe zgjidhjes më të shpejtë të problemeve.

“Mendoj se të gjitha resurset, veçanërisht të Qeverisë, por edhe të Parlamentit, duhet të kahëzohen në miratimin e ligjeve dhe zgjidhjet për kapërcimin e krizës, por edhe ligjet në drejtim të mbështetjes së kompanive dhe qytetarëve”, tha Kovaçevski.


Shtuar 12.01.2022 22:09