Për pak u rrahën në PD, mbështetësja e Bashës i uron udhë “të mbarë” Evi Kokalarit (FOTO & VIDEO)

Aktivistja e Partisë Demokratike, Evi Kokalari njoftoi se do të shkëputej nga aktiviteti i saj politik në Shqipëri.

Nga ana tjetër, mbështetësja e Lulzim Bashës, Violeta Geci, ka reaguar lidhur me vendimin e aktivistes Evi Kokalari për tu larguar nga Komisioni i Rithemelimit të PD të iniciuar nga Sali Berisha.

“Rrugë të mbarë Evis” shkruan me anë të një postimi në rrjetet sociale Violeta Geci.

Mes të tjerash Geci me një mesazh dërguar Kokalarit shprehet se ajo u larguar nga ata që e përdorën, siç kanë bërë me mijëra të tjerë para saj.

“Turp për ty moj Evis që guxove hyre në PD dhe e bëre pis me arrogancën tënde” shprehet mes të tjerash mbështetësja e Bashës.

Kujtojmë se më herët Violeta Geci pati një përplasje verbale me Evi Kokalarin para Selisë Blu./albeu.com/


Shtuar 11.01.2022 10:47