Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Partia Demokratike.
Ai e quan të padrejtë përjashtimin dhe bën edhe një krahasim lidhur me këtë gjë.
“Ha ha ha laraskat perjashtojne shqiponjen!”, shkruan Vasili.
Vendimi për përjashtimin e Berishës u mor gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së që u zhvillua deri në orët e vona të mbrëmjes që lamë pas./albeu.com/