Kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e ditës së sotme drejtuesit politik të qarqeve.
Albeu.com ka mësuar se mbledhja ka nisur në orën 08:30, ndërsa ka zgjatur për rreth gjysmë ore. Mësohet se qëllimi i kësaj mbledhje ishte përmbledhja dhe analiza e situatës që kryeministri Edi Rama kërkoi më herët nga drejtuesit e PS-së në qarqe.
Gjithashtu mësohet se pas mbledhjes së sotme të drejtuesve politik në qarqe, Partia Socialiste nesër do të ketë Mbledhje Kryesie.
Më 15 janar është 30 vjetori i FRESH dhe pritët të ketë edhe një organizim për të festuar këtë ditë të shënuar në kalendarin e socialistëve./albeu.com/