Një ngjarje tragjike ndodhi ditën e sotme në Dibër, Maqellarë. Një nuse e moshës 44-vjeçare dhe nënë e 3 fëmijëve qëlloi për vdekje me thikë vjehrrën e saj duke i marrë jetën.
Burimet bëjnë me dije se sherri mes tyre nisi për motive banale ndërsa më herët 74-vjeçarja kishte kërkuar ndihmën e autoriteteve për nusen duke kërkuar urdhër-mbrojtjeje.
Debati mes tyre degradoi derisa Miranda e qëlloi me thikë duke e lënë të vdekur në vend. Trupi i pajetë u gjet nga djali i viktimës 6 orë pas ngjarjes. Çifti ishin prindër të 3 fëmijëve të mitur. /albeu.com/