Të paktën 21 persona, midis tyre 10 fëmijë në Pakistanin Verior humbën jetën pasi bora e madhe i bllokoi në makina.
Rreth 1,000 makina u bllokuan pasi turistët nxituan të shikonin reshjet e dëborës në qytetin Murree.
Një polic, gruaja e tij dhe 6 fëmijët e tyre dhe një familje tjetër me 5 anëtarë janë midis të vdekurve sipas shërbimeve emergjente. Ushtria tha se ka shpëtuar më shumë se 300 njerëz që ishin bllokuar nga bora.
Ministri i Brendshëm, Sheikh Rashid tha se kriza ishte shkaktuar nga numri i madh njerëzve që udhëtuan në zonë.
Më shumë se 100,000 makina kishin mbërritur në qytetin e epokës koloniale në ditët e fundit.
Që të premten, media lokale raportoi se turistët po bllokoheshin. Të shtunën, bora e madhe dhe shtimi i automjeteve i shtynë autoritetet ta shpallin rajonin zonë fatkeqësie.
Fotot dhe videot në mediat sociale tregojnë makina të bllokuara ngjitur me njëra-tjetrën dhe të mbuluara nga bora.
Në mesin e atyre që humbën jetën ishin 10 fëmijë, sipas shërbimeve të urgjencës.
Policia tha se të paktën gjashtë ishin ngrirë për vdekje në makinat e tyre.
Asfiksia pas thithjes së tymrave është dhënë si një arsye e mundshme për të tjerat.