Frikë nga një atentat i mundshëm? Alibeaj futet në seli i rrethuar nga 4 roje private (VIDEO)

Në selinë PD, ka vazhduar mbërritja e figurave zyrtarëve dhe të anëtarëve të kryetarëve të degëve dhe të kryesisë. Në pamjet e siguruara gjatë transmetimit të Fax News, u vu re qartë se deputeti Enkelejd Alibeaj, u fut në seli i shoqëruar nga rreth 4 roje private.

Në momentin e mbërritjes së saj, nënkryetarja e PD, Grida Duma ka dhënë një prononcim për Fax News ku është shprehur se asgjë nuk do ndodhte dhe se pas përfundimit të mbledhjes çdo gjë do vazhdonte normalisht.

Grida Duma: Të kryejmë mbledhjen dhe pastaj gjithsecili vazhdon punën në mënyrë normale.

Kujtojmë që ditën e djeshme, deputeti Spartak Braho, bëri një paralajmërim se në protestë mund të vritej deputeti i PD me inicialet E.A që përkon me emrin (Enkelejd Alibeaj).


Shtuar 8.01.2022 10:18