Në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin, Isco mund të përfundojë në Serie A

Mesfushori spanjoll, Isco Alarcon përfundon kontratën e tij me Real Madridin në qershor dhe nuk do të rinovojë, pasi nuk është pjesë e planeve të ardhshme të klubit.

“Los Blancos”, pavarësisht se Ancelotti konfirmoi se nuk do të ketë asnjë largim gjatë merkatos së janarit, nuk do ta përjashtonte largimin e Isco-s për të fituar diçka nga ana monetare, pasi në fund të sezonit do ta humbasë me kosto zero.

Disa skuadra kanë shfaqur interes për të siguruar shërbimet e Iscos, por “La Gazzetta dello Sport” së fundmi shton edhe një tjetër emër, Fiorentinën.

Ata do të ndjeheshin të privilegjuar nëse mesfushori do të transferohej në Firence, pasi e konsiderojnë atë një talent të madh. Edhe pse sezonite fundit ai ka humbur te Real Madridi, Fiorentina nuk ka dyshim te cilësitë e tij. r.t/albeu.com


Shtuar 7.01.2022 09:43