119 kg kokainë në kontejnerin me banane, arrestohet një agjent doganor dhe inspektori i AKU

Policia ka vënë në pranga Julian Merhori, agjent doganor në Portin e Durrësit si dhe Bujar Qurku, inspektor i AKU-së, për ngarkesën prej 119 kg kokainë të kapur në kontejnerin e bananeve në një magazinë në Vaqarr.

Kujtojmë se dje, janë shoqëruar rreth 9 persona në polici të cilët janë pyetur në lidhje me skanerin në portin e Durrësit dhe mes tyre ishin dhe agjente doganorë dhe punonjës të Autoritetit Kombëtar Ushqimor.

Shoqërimi i tyre u bë sepse skaneri e nxori kontejnerin të pastër dhe pse në të kishte sasi të konsiderueshme kokaine. Mësohet se është sekuestruar e gjitha praktika dhe dokumentet, ndërsa rezulton se fleta shoqëruese e mallit të firmosur nga AKU ka rezultuar me probleme./albeu.com


Shtuar 7.01.2022 09:40