Ambasada Amerikanë në Shqipëri, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar mesazhin e Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken, që dënon prezencën e trupave ushtarake të Rusisë në kufijtë e Rusisë.
“Ne dënojmë prezencën ushtarake në rritje të Rusisë në kufijtë e Ukrainës, si dhe retorikën gjithnjë e më të ashpër të Moskës, pasi ajo vazhdon të nxisë narrativën e rreme se Ukraina kërkon të provokojë konflikt me Rusinë”. Sekretari i Shtetit Anthony Blinken”, thuhet në mesazhin e ndarë nga ambasada.
Kujtojmë se prej disa kohësh, Rusia ka shtuar forcat në kufi me Ukrainën ndërsa nuk pranon se do të ketë një pushtim. Nga ana tjetër, SHBA është shprehur me deklarata të vazhdueshme se nëse Rusia reagon, ata do të veprojnë në mbrojtje të Ukrainës./albeu.com