Pavarësisht qëndrimit të klubit të Juventusit dhe fjalëve të Max Allegrit mbi Alvaro Moratan, Barcelona vazhdon të punojë për transferimin e tij.
“Alvaro Morata nuk përjashtohet fare”, kështu përgjigjen me forcë dhe qartë brenda klubit të Barcelonës, kur nënshkrimi i spanjollit vihet në pikëpyetje.
Sipas AS, angazhimi i klubit katalanas për të sjellë Morata-n në Camp Nou këtë janar mbetet i pandryshuar. Siç mëson prestigjozja spanjolle, vetë trajneri Xavi Hernandez ka pasur një bisedë telefonike të martën me sulmuesin, ku i ka konfirmuar interesimin dhe angazhimin e klubit ndaj tij.
Dëshira e lojtarit për të ardhur në Barcelonën mbetet e patundur, po ashtu edhe i trajnerit Xavi që e konsideron atë një prioritet obsolut. r.t/albeu.com