Forcat speciale Amerikane vendosen në Shqipëri

Komanda e Operacioneve Speciale në Europë (SOCEUR) njoftoi se një shtab pararojë do të ngrihet në Shqipëri, me rotacion.

Selia e re u bë e mundur falë mbështetjes së jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e aftësive të Forcave të Operacioneve Speciale, si një gur themeli për stabilitetin rajonal.

Vitet e fundit është vënë një prezencë e shtuar e forcave amerikane në Shqipëri. Kujtojmë se majin e vitit të shkuar është zhvilluar një nga stërvitjet më të mëdha mes forcave shqiptare dhe atyre amerikane, Defender 2.

Gjithçka po ndodh për shkak të një ripozicionim mes NATO-s dhe Rusisë në rajon

 

 


Shtuar 6.01.2022 16:00