Sot Lindita Halimi është një ndër artistet shqiptare më të sukseshme, e cila ka arritur që emri i saj të dëgjohet edhe përtej kufijve shqiptarë. Për të arritur deri këtu ku është sot, asaj i është dashur të ngjisë shkallët e suksesit ngadalë, por me hapa të sigurt, edhe pse kishte shumë zëra nga pas që i thoshin se ajo nuk do ia dilte.
Gjatë bisedës në ABC, Lindita ka folur edhe për njohjen me bashkëshortin e saj reperin amerikan BIG D, ku ka thekuar sërish që është ndjerë e paragjykuar edhe për këtë zgjedhje.
Të lidhura
None found
“Kisha shumë frikë t’ju tregoja prindërve fillimisht. Kisha shumë frikë se ishim vend ivogël, vend konservativ, siç thashë gocat jepeshin me mblesëri, nuk e njihnin as burrin. Babi më tha që e kam ditur këtë histori se dikush që e ke vetëm mik, nuk vjen të merr në lokal në orën 10 të natës deri në 3 të mëngjesit. I kam kaluar më tha mua këto kohë, por nuk po dija si ta thoja, po prisja derisa të hapeshe ti vetë. E them pa turp që kam edhe familjarë të largët që akoma nuk më flasin. Nuk e perceptojnë dot. Ideja e tyre ka qenë që ti kur martohesh ia prezanton familjes dhe ti na keqprezantuar. Mirëpo secili ka jetën e vet, të gjithë janë të martuar dhe shpresoj të jenë të lumtur. Kaq ka rëndësi”, është shprehur Lindita Halimi.
