19 mln euro kokainë, gazetari ngre dyshimet: Me kaq garanton më shumë se 74 mandate

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku ka komentuar sasinë e kokainës që u kap ditën e sotme në Durrës.

Hoxha kujton se Brenda vetëm 10 ditësh janë kapur rreth 190 kilogramë kokainë, e barabartë në treg me vlerën 19 milion euro.

Ai gjithashtu ngre dyshime lidhur me mandatet që kjo sasi droge mund të sigurojë.

Postimi i plotë

Meqe po jetojme ne kohen e kontrolloreve….

Nje bravo e madhe sot, per kontrolloret e skanerit ne Portin e Durresit.

Nuk e di ne çfare niveli i kap “stresi”, edhe pse paguhen pese here me pak, se koleget e tyre te “stresuar”.

Madje, nese do ta benin nje sy “qorr” sot, mund te merrnin si dhurate nje shperblim aq te majme, sa nuk do t’u mbaronte lumturia per muaj me radhe ne Karaibe, apo ne Maldive…

Brenda 10 ditesh kane kapur dy ngarkesa me kokaine, te ardhura nga Ekuadori.

Ne daten 1 prill 2021, kapen 49 kg kokaine.

Me date 10 prill 2021, kapen 140 kg kokaine.

Kontenieri i kapur sot, vazhdon te jete ne perpunim e siper, gje qe do te thote, se mund te gjendet nje sasi edhe me e madhe.

Sasia e kokaines e kapur ne dy rastet prej 190 kg, ka nje vlere tregu prej 19 milione eurosh.

Nje shifer e majme per te garantuar ne zgjedhjet e 25 prillit, jo 74 mandate, por edhe 84 mandate parlamentare pa u lodhur fare…

Besoj se ata, qe kane humbur dy ngarkesat e fundit te kokaines, te mos jene stresuar aq shume, sa te urdherojne atentatin e radhes….

. /albeu.com/


Shtuar 10.04.2021 22:28