Të shtëna me armë në autostradën Tiranë-Durrës, qëllohet 23-vjeçarja

Në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 09:20,  në ambientet e një hoteli, në rrethana ende të paqarta, shtetasi F.D, 32 vjeç,  banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje  dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier  janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 3.01.2022 10:24