Miliona euro “te bardhë”, administratorët e kompanisë mohojnë lidhjen me ngjarjen

Ditën e sotme më shumë se 100 kilogramë kokainë u kap në Durrës.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se sasia e kokainës ishte ndarë në 200 pako dhe ishte fshehur në tavanin e kontejnerit me banane.

Masabi Fruits” është firma me qendër në Kombinat ku pritej të zbarkonte kontejneri me kokainë nga Ekuadori.

Kontejneri që importonte banane vinte për llogari të kompanisë me seli në Tiranë Massabi Fruits, por ende nuk ka asnjë të dhënë nëse kompania në fjalë ka lidhje me sasinë e kokainës së kapur në portin e Durrësit.

Kompani operon në treg që prej vitit 2018 me importin e bananeve nga Amerika Latine. Emrat e ortakëve të kësaj kompanie janë Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti, emra këto pa probleme me drejtësinë. Ata kanë mohuar kategorikisht përfshirjen në e kësaj ngjarje.


Shtuar 10.04.2021 17:54