Viti i ri hyn ngrohtë, ja kur do të rikthehen reshjet e shiut

Moti në fundin e këtij viti si dhe në ditët e para të janarit do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.

Këto masa do të sjellin mot me diell e vranësira kalimtare të përqendruara në lindje. Paqëndrueshmëria e motit do të rikthehet ditën e martë kur parashikohet dendësim i vranësirave si dhe reshje të dobëta në veri e qendër të vendit, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut dhe prej të hënës do të kthejë nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë vijon./albeu.com


Shtuar 30.12.2021 10:38