Antonio Rudiger edhe pse është një nga elementët më të rëndësishëm të mbrojtjes së Chelsea-t nuk do të rinovojë kontratën e tij me Blutë e Londrës që i skadon verën e ardhshme dhe tashmë lamtumira e tij duket e pashmangshme.
Në garë për gjermanin janë edhe Milani e Juventusi por shanset që Rudiger të rikthehet në Serie A janë pothuajse të papërfillshme sepse duke iu referuar raportimeve të mediave angleze, Rudiger ka arritur një para-akord me Realin e Madridit dhe sëfundmi bisedimet kanë avancuar shumë.
Në përfundim të merkatos së dimrit Rudiger do të hedhë edhe të zezën mbi të bardhë dhe nga vera e ardhshme do të jetë pjesë e Los Blancos, për të nisur aventurën e tij spanjolle.